Zëvendëskryeministrja e Kosovës, znj.Edita Tahiri, në vazhdën e përgatitjeve për raundin e katër të bisedimeve teknike në mesë të Kosovës dhe Serbisë priti, z. Andras Riedlmayer, ekspert të trashëgimisë kulturore nga Universiteti amerikan i Harvardit, si dhe znj. Edi Shukriu, kryetare e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Temë qendrore e takimit ishte çështja dëmeve të luftës në fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë.
Me këtë rast, zëvendëskryeministrja Tahiri, falënderoi ekspertin nga shteti i Amerikës për kontributin e tij për Kosovën i cili që nga viti 1999 ishte i angazhuar në Kosovë në çështjet e trashëgimisë kulturore. Ajo vlerësoi se ataku sistematik ndaj identitetit dhe trashëgimisë kulturore në kohë luftërash është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe politikat e civilizimit global.
z. Andras Riedlmayer njoftoi zëvendëskryeministren për studimet dhe gjetjet e tijë në fushën e dëmeve që i janë bërë trashëgimisë kulturore dhe fetare gjatë periudhës së luftës si dhe angazhimet për stabilizimin emergjent të dëmeve dhe restaurimin e disa prej monumenteve të rëndësishme në Kosovë. Eksperti i Harvardit shprehu gatishmërinë për të dhënë këshillat dhe eksperiencat e tijë të pa rezerva në fushën e trashëgimisë kulturore. Në fund, bashkëbiseduesit u pajtuan që edhe në të ardhmen të bashkëpunohet dhe këto këshilla të vlefshme të shfrytëzohen për qëllim që të zbardhet historia e luftës në Kosovë në fushën e trashëgimisë kulturore.
