Zëvendëskryeministri Kuçi takoi kryetarët e komunave të Kosovës

Prishtinë, 29 mars 2011

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së  Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi ka zhvilluar një takim të përbashkët me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës në të cilin është biseduar për përgatitjet e fillimit të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare në Kosovë. Në takim ka marr pjesë zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq, ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar  dhe kryesuesi i Komisionit Qendror për Regjistrim, Rifat Blaku. 

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi i ka njoftuar kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës për përgatitjet që Qeveria e Kosovës ka bërë për mbarëvajtjen e këtij procesi dhe për mbështetjen e gjithanshme që i ka dhënë Komisionit Qendror për Regjistrim dhe Entit të Statistikave të Kosovës, si institucione qendrore që do të implementojnë këtë proces të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës. Regjistrimin e popullsisë, Qeveria e Kosovës e ka vlerësuar si një nga aktivitetet më të rëndësishme të shoqërisë kosovare pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Roli i komunave në mbarëvajtjen e këtij procesi është shumë i madh. Grumbullimi dhe seleksionimi i të dhënave në terren do të kërkojnë mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve lokale në komunat e Kosovës, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ka kërkuar që kryetarët e komunave të ushtrojnë autoritetin e tyre për mbarëvajtjen e këtij procesi në terren.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors