Zëvendëskryeministri Kuçi: Qeveria e Kosovës do të kujdeset që krahas ndërtimit të shtetit të krijojë kushte për një ambient të shëndosh dhe të pastër


Image

Prishtinë, 22.04.2011 

Fillimisht z. Kuçi dhe nxënësit  simbolikisht kanë mbjellë lule në parkun para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe më pas kanë diskutuar për rëndësinë që ka ruajtja dhe mbrojtja e ambientit në vendin tonë jo vetëm në ditën e tokës por gjatë gjithë vitit.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, tha se kjo është ndër vizitat më të këndshme që ndonjëherë ka përjetuar në ambientet e Qeverisë dhe u premtoi nxënësve dhe aktivistëve të Lëvizjes Eko se Qeveria do të kujdeset që krahas ndërtimit të shtetit të krijojë kushte për një ambient të pastër në të cilin do të rriten dhe edukohen të shëndosha gjeneratat që vijnë. 

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, me këtë rast ka përshëndetur nxënësit e shkollës fillore “Ilmi Rakovica dhe aktivistët e OJQ “Eko Lëvizja” për këto aktiviteti të dobishme me rastin e Ditës së Tokës. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors