Zëvendëskryeministri Kelmendi vizitoi Universitetin e Prishtinës


Image


Image


Image

Prishtinë, 01 dhjetor 2016

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka vizituar Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku është pritur nga rektori Marjan Dema.

Gjatë takimit, është diskutuar për bashkëpunimin në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës, konkretisht në përgatitjen e projekteve të përbashkëta profesionale.

Zëvendëskryeministri Kelmendi ka diskutuar me rektorin Dema për mundësinë se si energjia termike e liruar nga elektranat e Kosovës të përdoret për ngrohjen e serave për prodhime bujqësore.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të shtoj bashkëpunimin ekonomik me universitetet dhe kolegjet në Republikën e Kosovës, në mënyrë që studentët që dalin në ekonomi të jenë të përgatitur me përvoja praktike që të mbështesin zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik”, theksoi zëvendëskryeministri Kelmendi.

Zëvendëskryeministri Kelmendi përmendi edhe Fondin për Garantimin e Kredive, si mundësi për hapjen e bizneseve të reja nga të sapo diplomuarit.

“Njëkohësisht e informuam rektorin që është formuar edhe Fondi për Garantimin e Kredive që ka për synim studentët e sapo diplomuar, në mënyrë që të përgatisin projektet dhe të bëhen pjesë të marrjes së kredive dhe mbështetjen e kolateralit që mund ta bëjë Fondi për Garantimin e Kredive”, theksoi zëvendëskryeministri Kelmendi.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema falënderoi zëvendëskryeministrin Kelmendi për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

“Universiteti i Prishtinës në vazhdën e realizimit të vizionit të vet është duke bashkëpunuar me shumë institucione, me shumë kompani private, në mënyrë që njohuritë tona, ekspertët tanë, t’ia ofrojmë tregut, ekonomisë sonë”, theksoi rektori Dema.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors