Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Branimir Stojanoviq u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s


Image


Image


Image

Zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq bisedoi  sot në Prishtinë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s  Jens Stoltenberg.

Stojanoviq  në takim me Stoltenbergun  theksoi  se detyrë e tij kryesore në pozitën e zëvendëskryeministrit të Kosovës do të jetë zhvillimi i komunitetit serb. Stojanoviq theksoi rëndësinë e sigurisë për të gjithë qytetarët, dhe se roli i KFOR-it në këtë aspekt ka  rëndësi tejet  të madhe.

Stojanoviq gjatë bisedës me  Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, i cili ndodhet  në një vizitë zyrtare në Kosovë, theksoi se  një nga sfidat më të mëdha është  formimi  I  Asociacionit të komunave serbe, që do të thotë ekzistencë  për  komunitetit serb në Kosovë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se “Kosova tash është një vend më i    sigurt”, dhe se KFOR-i do të vazhdojë të ndihmojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe në  lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Forcat e NATO-s në përbërje të KFOR-it në Kosovë kanë 5500 ushtarë nga 31 vende të botës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors