Prishtinë, 12 tetor 2023
Sot u zhvillua një takim mes Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Malin e Zi, Faik Nika.
Përfaqësuesit e Këshillit e njoftuan zëvendëskryeministrin Bislimi për objektivat e punës së këtij këshilli dhe veprimtarinë e tyre në fushat të cilat janë me interes për shqiptarët.
U fol dhe mbi thellimin e bashkëpunimit e rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi dhe identitetit kulturor e gjuhësor.
Në këtë takim zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej nga këshilltari i tij, Ragmi Mustafi, ndërsa Kryetari Nika nga Daut Ceka.
