Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim Ministrin e Jashtëm të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

 

Prishtinë, 29 shtator 2022

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ministrin e Jashtëm të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Ministrit Lipavský në Republikën e Kosovës. Në fillim të takimit u përmend mirënjohja për Republikën e Çekisë, si një nga shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Palët diskutuan mbi rëndësinë e unitetit, një Evrope të bashkuar në tejkalimin e sfidave të përbashkëta që prekin sigurinë, energjinë dhe efektet e shkaktuara nga agresioni i pajustifikuar rus në Ukrainë. U shpreh mirënjohja ndaj Kosovës për bashkërendimin e politikës së jashtme në lidhje me agresionin rus në Ukrainë dhe pozicionimin e qartë.

Zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi mbështetjen e riafirmuar të Republikës së Çekisë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe më tej foli mbi agjendën evropiane të Kosovës, veçanërisht nevojën për liberalizimin e vizave dhe e informoi atë mbi objektivin për aplikimin për anëtarësim në BE brenda këtij viti. Sa i përket liberalizimit të vizave u tha se ky është një hap drejt proceseve integruese dhe është prioritet i Presidencës Çeke ta shtyjë këtë proces.

Përtej vështirësive dhe sfidave, Kosova ka shënuar një rritje ekonomike të rëndësishme prej 10.7% gjatë vitit të kaluar, progres në implementimin e reformave në kuadër të agjendës evropiane, në demokratizimin, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Gjithashtu rangimi pozitiv i Kosovës në Transparency International, Indeksin Botëror të Drejtësisë, Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit dhe V-Dem, është tregues i historisë tonë të re, të një demokracie të konsoliduar.

Sa i përket bashkëpunimit rajonal, z. Bislimi theksoi se Kosova angazhohet maksimalisht në ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe në dialogun me Serbinë është palë aktive dhe konstruktive, e përkushtuar në arritjen e një marrëveshjeje të përhershme, ligjërisht të obligueshme, me në qendër njohjen reciproke.

Në përfundim të takimit, u përforcua thirrja e përbashkët për thellim të marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit ekonomik dhe tejkalimit të sfidave të përbashkëta si kriza e energjisë dhe inflacioni.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors