Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorët e Quintit dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog

Prishtinë, 17 qershor 2021

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në zyrën e tij ambasadorët e Quintit dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, të cilët i informoi rreth takimit për dialogun në Bruksel të datës 15 qershor me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq.

Zëvendëskryeministri Bislimi i njoftoi ambasadorët rreth temave të diskutimit që kishin të bëjnë me: propozimet e bëra nga pala kosovare, për çfarë kishte refuzim për tre prej pikave të shtruara nga pala serbe pa arsyetim; insistimin e palës serbe në mosnjohjen e Kosovës e cila në thelb është në kundështim me qëllimin fundamental të vet procesit të dialogut. Për çështjen e të pagjeturëve që është tema më e rëndësishme, Bislimi tha që është kërkuar që të dakordohet ndaras nga marrëveshja e synuar gjithëpërfshirëse që duhet të arrihet në mes palëve.

Zëvendëskryeministri tha se gjatë takimit qëndrimi i palës serbe ishte destruktiv dhe ritheksoi se pala kosovare është e hapur për një dialog të drejtë, parimor dhe në shërbim të popujve dhe paqes e sigurisë së gjithëmbarshme.
Takimi i radhës është diskutuar të mbahet para datës 25 korrik, mirëpo akoma nuk është përcaktuar data e saktë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors