Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim nënkryetarin e Kuvendit Komunal të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani


Image


Image

Prishtinë, 2 gusht 2021

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim nënkryetarin e Kuvendit Komunal të Komunës së Bujanocit, z.Enver Ramadani.

Në takim u disktuan problemet me të cilat po përballen shqiptarët e Bujanocit, Preshevës e Medvegjës dhe nevojën për mbështetje institucionale nga Kosova dhe Shqipëria. Z.Ramadani theksoi se në sistemin tejet të centralizuar të Serbisë shumë nga politikat lokale rreth shëndetësisë dhe shkollimit në komunat e banuara me shqiptarë vendosen nga Beogradi.

U theksua edhe problemi i pasivizimit të adresave në Medvegjë, që është shkelje e të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë. Zëvendëskryeministri Bislimi tha se Qeveria e Kosovës e ka dërguar këtë çështje edhe në Komision Evropian.

Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që të ju qëndrojë afër bashkëkombësve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Zëvendëskryeministri kujtoi faktin që në Qeverinë Kurti I është ndërmarrë iniciativa e parë ndër kohëra për t’u ndarë mjete buxhetore nga Qeveria për Preshevën, Medvegjën e Bujanocit, e në Qeverinë Kurti II janë ndarë po ashtu mjete për t’i dalë në ndihmë komunës së Preshevës pas vërshimeve në qershor të këtij viti. Zëvendëskryeministri tha se kjo përkrahje nuk do të mungojë as në të ardhmen dhe ndër tjerash e njoftoi z. Ramadanin se po planifikon një vizitë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në të ardhmen e afërt.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors