U mbajt takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit, që shpie në Terrorizëm


Image


Image


Image

Prishtinë, 30 mars 2015
 
Të hënën u mbajt takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit, që shpie në Terrorizëm 2015-2020, i udhëhequr nga Edon Myftari, këshilltar për Siguri Nacionale i kryeministrit Isa Mustafa.
 
Në këtë takim njoftues, u bisedua për qëllimin dhe objektivat e strategjisë si dhe për bashkërendimin e punës ndërmjet akterëve vendorë e ndërkombëtar që do të punojnë në hartimin e kësaj strategjie të rëndësishme.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e 18 të rregullt, të mbajtur më 11 mars 2015, ka marr vendim për themelimin e Grupit Punues për hartimin e Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit, që shpie në Terrorizëm 2015-2020, në përbërje të të cilit do të jenë përfaqësuesit e institucioneve kryesore në Kosovë, përfaqësuesit e medieve, të bashkësive fetare, përfaqësuesit e OJQ-ve dhe ekspertë të tjerë vendorë e ndërkombëtarë. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors