U mbajt takim pune për liberalizimin e vizave


Image

Prishtinë, 5 tetor 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar sot një takim pune me zëvendëskryeministrin e parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ministrin e Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ministrin e Brendshëm, Skender Hyseni, ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.
 
Gjatë takimit, u vendos që këto institucione, në mënyrë të vazhdueshme të mbikëqyrin adresimin e rekomandimeve të mbetura për liberalizimin e vizave, të cilat pritet të përfundohen deri në fund të muajit nëntor.
 
Në takim, po ashtu, u shpreh përkushtim i plotë për adresimin e rekomandimeve pa humbur kohë, në mënyrë që Bashkimi Evropian, sa më shpejt, të marr vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors