Prishtinë, 3 nëntor 2014
Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës sqaron opinionin publik se përmbajtja e intervistës në artikullin me titull “Bamieh: Duhet një hetim i pavarur për EULEX-it“, i botuar më datë 3 nëntor 2014 në gazetën “Koha Ditore” përmban pjesë të pavërteta.
Në këtë intervistë ish prokurorja e EULEX-it Maria Bamieh ndër të tjera thotë se “ z. Romual Pichard, ish këshilltari politik i kreut të EULEX-it z. Xavier de Marnacut pas përfundimit të punës në EULEX ka shkuar të punonte për kryeministrin e Kosovës z. Hashim Thaçi”.
Zyra e Kryeministrit nuk dëshiron të paragjykoj se për çfarë arsyeje ish prokurorja në fjalë trillon një gjë të tillë, mirëpo zyrtarisht sqarojmë opinionin publik se z. Romuald Pichard asnjëherë nuk ka punuar në pozitën e këshilltarit të kryeministrit Thaçi, ashtu siç pretendohet në këtë shkrim.
Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës rikonfirmon se bashkëpunimi i ngushtë me EULEX-in nuk mund të cenohet nga trillimet e kësaj natyre. Për më tepër, Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdoj bashkëpunim e ngushtë me EULEX-in për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit.