REAGIM I ZYRËS SË KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS


Image

Prishtinë, 28 shkurt 2014
 
Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës reagon ndaj lajmit të pavërtetë të publikuar nga disa portale se kinse javën që shkoi një nga këshilltarët e kryeministrit është marrë në pyetje nga Misioni i EULEX-it.
 
Asnjë këshilltar i Kryeministrit të Kosovës nuk është intervistuar nga EULEX-i.
 
Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës rikujton se liria e medias dhe e shprehjes së lirë nënkupton mbi të gjitha përgjegjësinë profesionale dhe etike, që duhet të bazohet në plasimin e lajmit të saktë, vetëm pasi të jenë bërë verifikimet përkatëse. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors