Qeveria miraton Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013 – Buxheti në harmoni të plotë me objektivat e Qeverisë për qëndrueshmëri zhvillimore dhe fiskale


Image


Image


Image

Prishtinë, 29.10.2012

Qeveri e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen e saj të rregullt ka miratuar Projektbuxhetin për vitin 2013, dhe të njëjtin do ta procedojë për aprovim në Kuvendin e Kosovës.

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi, ka theksuar se Kosova dhe institucionet e saja janë të përgatitura për të mirëpritur vizitën e Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton dhe Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baroneshës Catherine Ashton.

“Kjo vizitë është shprehje e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për Kosovën. Njëkohësisht është edhe mesazh për të ardhmen e Kosovës dhe të rajonit në procesin e integrimeve evropiane”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi në fjalën e tij të hapjes.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Ministri i Financave, Bedri Hamza ka bërë prezantimin e Projektbuxhetit për vitin 2013, i cili është rezultat diskutimeve të zhvilluara me të gjithë akterët e brendshëm institucionale dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Përgatitja e Projektbuxhetit 2013 është bërë brenda afateve dhe kornizës ligjore dhe ai është në përputhje me objektivat e Qeverisë së Republikës së  Kosovës për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe qëndrueshmëri makrofiskale. Projektbuxheti 2013 ka marrë parasysh edhe rreziqet ndikimeve nga kriza aktuale në vendet e eurozonës dhe në ekonomitë e vendeve tjera të rajonit.

Buxheti për vitin 2013, planifikon të hyrat e përgjithshme vendore në vlerën prej 1,423 milion euro, ndërsa shpenzimet kapin shifrën prej 1,586 milion eurosh.

Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka miratuar listën e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Agjencisë Kosovarë të Privatizimit dhe është informuar për punën e Komisionit për verifikimin dhe njohjen e statusit të dëshmorit, invalidit dhe veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors