Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi mbledhjen e 188-të, të rregullt


Image


Image

Prishtinë, 16 maj 2014

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka miratuar vendime në përputhje me kompetencat dhe obligimet kushtetuese dhe ligjore.

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur falënderimin për të gjitha institucionet që janë përfshirë në përgatitjen e zgjedhjeve më 8 qershor. Në këtë kontekst, kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur falënderimin për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në radhë të parë, por edhe për faktorët ndërkombëtar, siç janë Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara Evropiane dhe OSBE-ja.

Kryeministri Thaçi ka vlerësuar edhe angazhimin e shoqërisë civile dhe mediat në këtë proces të rëndësishëm për zhvillimin demokratik të Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Strategjinë për Asistencë në Sektorin e Sundimit të Ligjit në Kosovë 2016-2019, e cila definon qasjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj programit shumëvjeçarë për asistencë ndërkombëtare, bashkërendim të donatorëve dhe mekanizmave bashkëpunues, si dhe masave prioritare për përforcimin e sundimit të ligjit, me fokus në drejtësi dhe punë të brendshme.

Objektiv i përgjithshëm i kësaj strategjie është përmirësimi i kushteve për sundimin e ligjit dhe avancimi në proceset e integrimeve evropiane, përmes planifikimit, programimit dhe rritjen e efektivitetit të asistencës së donatorëve në përputhje me prioritetet strategjike nacionale.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme dhe zotëruesve të interesit në pronat të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, në zonat kadastrale të Graqanicës dhe Lipjanit.

Është miratuar edhe Koncept Dokumenti për Politikën e “falimentimit”, i cili është hartuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, me përkrahjen të USAID-it, shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit.

Me propozimin e Ministrisë së Financave, është miratuar nisma për negocimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e projektit për efiçencë të energjisë dhe energjisë së ripërtritshme.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin që t’i rekomandojë Presidentes së Republikës së Kosovës që të autorizojë Ministrinë e Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me Projektin për Reformën e Shëndetësore në Kosovë.

Me vendimin e miratuar sot nga Qeveria e Kosovës, Arben Gashi, Inspektor i Incizuesit të Fluturimeve në KHAIA, riemërohet edhe për një mandat në këtë pozitë.

Qeveria ka përshëndet harmonizimin e statuteve të katër komunave veriore me legjislacionin e Kosovës dhe ka shprehur angazhimin e saj për të mbështetur zhvillimin dhe konsolidimin e pushtetit lokal në këto komuna.

Qeveria i ka dhënë mbështetje edhe organizimit të ndeshjeve miqësore të kombëtares së futbollit të Kosovës me Turqinë dhe Senegalin.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors