Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndet dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit


Image

Prishtinë, 23 prill 2015
 
Sundimi i ligjit është parakusht për zhvillimin politik, ekonomik dhe social. Sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova, sikurse luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, dhe shkeljeve tjera ligjore, shtrojnë domosdoshmërinë për fuqizimin e sistemit të drejtësisë, veçmas nevojën që të investohet në aspektin e rritjes së efikasitetit.
 
Prokuroria si hallkë themeltare dhe e patjetërsueshme e sistemit të drejtësisë, duhet pasur mbështetjen dhe përkrahjen e të gjitha institucioneve, me theks të veçantë përkrahjen e saj në realizimin efikas të mandatit.
 
Qeveria vlerëson se dekretimi është një hap përpara në konsolidimin dhe forcimin e sistemit të drejtësisë, dhe njëkohësisht shërben për mbarëvajtjen dhe funksionalizimin e këtij institucioni, si dhe ngritjes së përgjegjësisë së vet sistemit të drejtësisë.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors