Qeveria e Republikës së Kosovës miraton Raportin e Komisionit Qeveritar për Privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës


Image


Image

Prishtinë, 16 prill 2013

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 125-të, në të cilën ka aprovuar Raportin e Komisionit Qeveritar për Privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe ka obliguar komisionin që të zhvillojë procesin e mëtejshëm sipas procedurave dhe  afateve kohore për privatizimin e 75% të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Kabineti qeveritar është informuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, për zhvillimin e procesit të privatizimit të 75% (shtatëdhjetepesë për qind) të aksioneve të Ndërmarrjes Publike – Posta dhe Telekomi i Kosovës, Sh.A.

Procesi  i Privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës është udhëhequr nga Komisioni Qeveritar në përbërje të:

1.    Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik                  kryesues;
2.    Mimoza Kusari, ministre e Tregtisë dhe Industrisë            anëtare;
3.    Fehmi Mujota, ministër i Infrastrukturës,                    anëtar;
4.    Nenad Rashiq, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale        anëtar;
5.    Bedri Hamza, ministër i Financave,                           anëtar.

Komisioni Qeveritar, në procesin e mbikëqyrjes së privatizimit të 75% të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës, ka pas mbështetjen e dy këshilltarëve të transaksionit dhe të Këshilltarit Strategjik, të cilët kanë mbikëqyr tërë procesin dhe kanë vlerësuar përputhshmërinë e tij me legjislacionin e Kosovës.

Ministri Beqaj ka njohur kabinetin qeveritar se kemi të bëjmë me shitjen e 75% të aseteve të operimit të PTK-së, ndërsa trashëgimtare e të gjitha aseteve fizike të PTK-së do të jetë ndërmarrja e re publike,  “Posta e Kosovës”, e cila është themeluar nga Qeveria e Kosovës.

Me shitjen e 75% të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës, krijohet një partneritet strategjik publik- privat për zhvillimin e këtij sektori, me operator seriozë dhe të fuqishëm ekonomik. 

Ndërmarrja e re, e cila do të krijohet pas privatizimit, do të jetë kontribuuese e fuqishme e Buxhetit të Kosovës, përmes  pagesës së tatimit dhe ndarjes 25% të dividendës  për Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ndërmarrja e re ka ofruar edhe garancinë për të gjithë të punësuarit në 3(tre) vitet e ardhshme si dhe detyrimet ndaj Ndërmarrjes Publike – Posta e Kosovës, për shfrytëzimin e aseteve fizike të saj.

Edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari, ka informuar kabinetin qeveritar për përkrahjen që Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik i ka dhënë procesit dhe ka theksuar se mbështetje për procesin kanë deklaruar edhe Oda Ekonomike e Kosovës, Aleanca e Biznesit dhe Oda Ekonomike Kosovare Amerikane.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors