Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi Raportin nëntëmujor të Buxhetit të Kosovës 2011


Image


Image

Prishtinë, 19 tetor 2011

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ka zhvilluar mbledhjen e vetë të 43-të, të rregullt, në të cilën ka aprovuar projektligje, strategji, rregullore dhe vendime tjera nga fushat e përgjegjësisë  kushtetuese dhe ligjore.

Raporti nëntëmujor i buxhetit 2011, i cili është prezantuar dhe ka marrë aprovimin e kabinetit qeveritar, tregon për një performancë pozitive në sigurimin e të hyrave por edhe në ekonomizimin e shpenzimeve buxhetore.

Qeveria ka aprovuar Projektligjin për Regjistrimin dhe Evidencën e të Papunësuarve dhe Punëkërkuesve në Republikën e Kosovës, me të cilin rregullohen procedurat, metodat dhe evidencat e të papunëve dhe punëkërkuesve në zyrat e punësimit.

Kabineti qeveritar ka aprovuar edhe Strategjinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila siguron udhëzimet që FSK-ja të angazhohet në arritjen e standardeve të NATO-s, me objektiv e ndërtimit të partneritet me SHBA-të, BE-në dhe KFOR-in.

Në mbledhje janë aprovuar pesë rregullore që rregullojnë fushat e sigurisë së informacionit: Rregullorja për sigurimin fizik të informacionit të klasifikuar; Rregullorja për standardet për sigurimin e informacionit për operatorët ekonomik; Rregullorja për zhvillimin  procedurave të verifikimit të sigurisë; Rregullorja për klasifikimin dhe deklasifikimin e informacioneve; dhe, Rregullorja për shpërndarjen dhe transferimin e informacioneve te klasifikuara.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për harmonizimin, reduktimin dhe ndarjen e mjeteve buxhetore, vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit për reduktimin e alokimeve të shpenzimeve buxhetore, si dhe vendimin për vazhdimin  e shpronësimeve në segmentet 3 dhe 4 në brezin e autostradës Vërmicë-Merdare.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar kabinetin qeveritar për vendimin e Komisionit Evropian për vazhdimin e preferencave tregtare për Kosovën, si dhe për njohjen e vulave të Doganave të Kosovës nga ana e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors