Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi Projektligjin për Pensionet për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës


Image


Image


Image


Prishtinë, 26 tetor 2011
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka drejtuar mbledhjen e rregullt, të 44-të të Qeverisë së Republikës Kosovës, në të cilën është aprovuar Projektligji i Pensioneve për Shërbimin  në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Draft-Raportin për Performancën e Ndërmarrjeve Publike.
 
Projektligji për Pensionet e Shërbimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili është aprovuar sot nga kabineti qeveritar, rregullon procedurat dhe të drejtat për përfituesit e pensioneve të shërbimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Projektligji ka koston e përllogaritur dhe është harmonizuar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me Bankën Botërore.
 
Qeveria ka miratuar edhe Draftin e Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike, i cili do të shkojë në Kuvendin e Kosovës për miratim.
 
Kabineti Qeveritar ka miratuar edhe vendimin për zgjatjen e afatit për regjistrim të automjeteve nga ana e qytetarëve të komunitetit serb të Kosovës, në targat KS dhe RKS. Afat i regjistrimit të automjeteve do të vazhdojë deri me 15 nëntor për të ju siguruar kohë të mjaftueshme të gjithë qytetarëve të interesuar që të veturat e tyre t’i regjistrojnë sipas ligjeve në fuqi.
 
Në mbledhje është emëruar edhe kryeshefi i Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve. Në bazë të rezultateve të konkursit dhe sipas rekomandimeve të panelit intervistues, për kryeshef të kësaj agjencie është emëruar Gazmend Mejzini.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors