Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Ndërmarrje Publike


Image

Prishtinë 19 janar 2015

E drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e dytë gjatë ditës së sotme, në të cilën ka aprovuar Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

Projektligji i aprovuar sot përfshin edhe dy nene të reja, pos atyre për plotësim ndryshim sipas të cilave ndërmarrje të caktuara shoqërore mund të shndërrohen në publike me vendim të Kuvendit dhe me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, parasheh edhe dy nene të reja.

Sipas plotësim ndryshimeve të propozuara, statusi i Kombinatit Xehtaro Metalurgjik Kimik Trepça do të rregullohet me Strategji dhe Ligj të veçantë, ndërsa ndërmarrjet që kanë hyrë në procesin e riorganizimit, falimentimit apo likuidimit, ndërpriten me hyrjen në fuqi të këtij ligji pa nevojën e ndonjë vendimi gjyqësor.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors