Njoftim për Media


Image

Prishtinë, 19 tetor 2015

 

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës njofton opinionin se për shkak të rritjes së numrit të sulmeve ndaj llogarisë së kryeministrit Isa Mustafa në Facebook, kjo llogari do të deaktivizohet, deri në rritjen e masave të sigurisë.

Gjatë kësaj periudhe, çdo postim apo komunikim për apo në emër të kryeministrit Isa Mustafa nuk paraqet qëndrimet e kryeministrit dhe të njëjtat do të denoncohen në organet kompetente.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, duke falënderuar përkrahësit dhe të gjithë qytetarët për mirëkuptimin, njofton se me kryeministrin Isa Mustafa mund të komunikojnë në çdo kohë përmes Zyrës për Komunikim Publik në ZKM.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors