Prishtinë, 14 nëntor 2014
Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri pas takimeve të sotme në Bruksel njofton se me datë 15 nëntor 2014 do të hyjë në fuqi marrëveshja për hapjen e pikë kalimeve të reja kufitare, të cilat mund të shfrytëzohen nga qytetarët e Kosovës dhe diaspora për kalim transiti nëpër Serbi për në vendet e treta.
Këto pikë kalime kufitare janë: pika kufitare në Sid në mes të Serbisë dhe Kroacisë, pika kufitare Kelebija në mes të Serbisë dhe Hungarisë, pika kufitare Gradina në mes të Serbisë dhe Bullgarisë dhe pika kufitare Presheva në mes të Serbisë dhe Maqedonisë si dhe Aeroporti i Nishit.
Ndërsa prej datës 22 shtator 2014 bashkatdhetarët me nënshtetësi të Kosovës tashmë mund të shfrytëzojnë edhe Aeroportin e Beogradit “Nikola Tesla” për udhëtime transiti.
Për këtë marrëveshje kabineti i Zëvendëskryeministrja Tahiri i ka njoftuar zyrtarisht edhe të gjitha ministritë relevante në mënyrë që kjo marrëveshje që lehtëson më tej lëvizjen e lirë të shfrytëzohet sa më mirë nga qytetarët e Kosovës dhe diaspora.
