NJOFTIM PËR MEDIA

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Zyra për Komunikim Publik e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, organizon Konferencën Rajonale mbi Lirinë e Informimit, që do të mbahet në hotel “Emerald” në Prishtinë, më datë 18 shtator 2014, duke filluar në orën 9:00.

Konferenca do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar sfidat në zbatimin e legjislacionit mbi lirinë e informimit. Qëllimi i konferencës është shkëmbimi i praktikave rajonale në zbatimin e legjislacionit mbi lirinë e informimit dhe mbrojtjes së të dhënave.
Hapjen e konferencës do ta bëjnë Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambassador Jean-Claude Schlumberger.

Pjesëmarrësi të konferencës për lirinë e informimit do të jenë përfaqësues të institucioneve që merren me lirinë e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave në Slloveni, Kroaci, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe organizatat e shoqërisë civile.

Të bashkëngjitur gjeni Agjendën e konferencës.

Ju mirëpresim!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors