Njoftim për media


Image

Prishtinë, 08 janar 2014

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri udhëton sot për Bruksel, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Temë qendrore e bisedimeve  me përfaqësuesit e BE-së do të jetë çështja e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit për implementimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale sipas ligjeve të Kosovës në komunat veriore të vendit tonë, inaugurimi i të cilave është shtyrë për shkaqe të parregullsive në proceset përgatitore për mbajtjen e seancave inauguruese.

Takimet do të zhvillohen gjatë ditës së nesërme.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors