Prishtinë, 24.10.2013
Në Bruksel do të mbahet takimi i radhës i grupit per zgjedhjet me ndërmjetësimin e BE-së dhe OSBE-së.
Në takim pritet të bëhet vlerësimi i procesit zgjedhor për javën e fundit si dhe do të diskutohen të arriturat e palëve në plotësimin e obligimeve zbatuese.
Delegacioni i Republikës së Kosovës kryesohet nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri dhe marrin pjesë Valdete Daka , Kryetare e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) dhe kryesuese e grupit , Qemajl Marmullakaj koordinator i grupit te zgjedhjeve , Shukri Sylejmani Kryetar i Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe Elona Cecelia, këshilltare politike.
