NJOFTIM PËR MEDIA

Prishtinë, 9 tetor 2013

Ekspertët e Departamentit të Mjekësisë Ligjore, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Njësitit të Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, sot, do të realizojnë një gërmim vlerësues në një lokacion të shënjuar në fshatin Grashticë, të Komunës së Prishtinës.

Lokacioni i shënjuar do të gërmohet, në kuadër të planifikimeve dhe pas vlerësimeve paraprake të realizuara para dy jave, në këtë lokacion.

Gërmimi vlerësues, do të fillojë rreth orës 10:00, në fshatin Grashticë. Vendtakimi i zyrtarëve të cilët do të jenë prezent gjatë këtij gërmimi, do të jetë në ora 09:40, përballë ‘Kompleksit Memorial të Varrezave’ në fshatin Makoc.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors