Në Bruksel u mbajtën takime për zbatimin e marrëveshjeve


Image

Bruksel, 6 nëntor 2014

Zëvendeskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri së bashku me delegacionin e Republikës së Kosovës qëndroi në Bruksel më  4 dhe 5 nëntor 2014, ku mori pjesë në takimet trepalëshe të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për çështjet e energjisë dhe për sigurimet e automjeteve.

Për çështjet e energjisë u diskutuan obligimet zbatuese dhe afatet e palëve që rrjedhin nga plani për zbatimin e marrëveshjes për energjinë.  Po ashtu,  u formuan grupet punuese që kanë për detyrë që duke respektuar afatet e përcaktuara të çojnë përpara zbatimin e plotë të kësaj marrëveshje. 

Gjithashtu është mbajtur një takim për çështjen e sigurimeve të automjeteve në fuksion të tarifave për lëvizjën e lirë të qytetarëve dhe, së shpejti pritet të mbahet edhe një takim tjetër për të avancuar këtë proces.

Në këtë takim krahas ndërmjetëseve të BE-së mori pjesë edhe Këshilli i Byrove Evropiane i përfaqësur nga sekretarja e përgjithshme, znj. Greet Flore.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors