NË BRUKSEL MBAHET TAKIMI I GRUPIT PUNUES PËR ZGJEDHJET

5 gusht 2013

Sot në Bruksel u mbajt takimi i radhës i Grupit Punues për Zgjedhjet në kuadër të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në agjendë të këtij takimi ishte definimi i mëtutjeshëm i rolit lehtësuese të OSBE-së në mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës që do të mbahen më 3 nëntor 2013, çështja e votimit nga jashtë Kosovës sipas ligjit për zgjedhjet dhe aspektet që ndërlidhen me azhurnimin e listës votuese për katër komunat e pjesës veriore.

Një tjetër pikë e këtij takimi ishte edhe aspekti i informimit dhe sensibilizimet me qëllim të pjesëmarrjes sa më masive të qytetarëve të Kosovës në katër komunat me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës ku për herë të parë qytetarët serbë të asaj pjese do të votojnë për institucionet legjitime të shtetit të Kosovës.

Në këtë kuadër është me rendësi të veçantë informimi për metodën e votimit nga jashtë Kosovës përfshirë për personat e zhvendosur, KQZ në bashkëpunim të OSBE-së janë dakorduar që të organizohen fushata informuese për procedurat e votimit dhe pjesëmarrjen në zgjedhje. 

Sa i përket listës së votuesve pala jonë ka njoftuar se ajo është duke u finalizuar dhe se do të jetë gjithëpërfshirëse dhe synon në ofrimin e të drejtës për të marrë pjesë në zgjedhje të gjithë qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote dhe pa dallime sipas ligjit në fuqi të Kosovës dhe standardeve ndërkombëtare.

Delegacioni i Kosovës në këtë takim përbëhej nga znj.Valdete Daka, kryetare e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës, si dhe nga Qemajl Marmullakaj, Gazmir Raci dhe Abedin Mehmeti. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors