Ministrja Tahiri sot udhëton për Bruksel


Image

Prishtinë, 25 Janar 2015

Ministrja për Dialogun e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita
Tahiri udhëton sot për Bruksel për takim me përfaqësues të Bashkimit
Evropian. Qëllimi i vizitës është vlerësimi dy palësh i gjendjes në
zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit si dhe përgatitjet për takimin e
radhës në nivelin të Kryeministrave të të dyja shteteve, Kosovës dhe
Serbisë dhe përfaqësueses së lart të BE-së Federica Mogherini.

Ministrja Tahiri në këto takime do të angazhohet për përshpejtimin e
zbatimit të plotë dhe cilësor dhe marrëveshjeve të Brukselit dhe do të
potencoi se roli i Bashkimit Evropian është shumë i rëndësishëm për
konsolidimin dhe progresin e këtij procesi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors