Ministrja Tahiri priti në takim Ambasadoren e SHBA-ve Tracey Ann Jacobosn


Image

Prishtinë, 22 janar 2015

Ministrja për Dialogun e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, priti në takim Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson. Në këtë takim u bisedua për forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve si dhe përkrahjen amerikane për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe avancimin e dialogut të Brukselit.

Ministrja Tahiri shprehu mirënjohjen për gjithë përkrahjen që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat  e rëndësishme të rrugëtimit për liri dhe pavarësi si dhe të  shtetndërtimit demokratik të Kosovës. Ministrja Tahiri theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për forcimin e shtetit të Kosovës sipas standardeve euro-atlantike duke theksuar rëndësinë e përkrahjes së vazhdueshme nga ana e SHBA-ve. Duke folur për politikat e jashtme, Ministrja Tahiri theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe stabilitet rajonal të cilën po e dëshmon edhe përmes çasjes konstruktive në Dialogun e Brukselit, proces ky që i kontribuon paqes dhe sigurisë në rajon dhe duhet të ndihmoj në përshpejtimin e integrimit evropian për Kosovën.

Ambasadorja Jacobson rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për integrimet Euro-Atlantike të Kosovës nëpërmjet reformave të cilat avancojnë zhvillimin e saj demokratik, prosperitetin ekonomik dhe sundimit të ligjit. Ambasadorja Jacobson inkurajoi Minstren Tahiri të vazhdoj angazhimet e saj në këtë proces të rëndësishëm të Dialogut. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors