Ministrja Edita Tahiri shprehu solidaritet me BE-në me rastin e sulmeve terroriste sot në Bruksel


Image

Bruksel, 22 mars 2016
 
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila ndodhet në Bruksel për aktivitete diplomatike rreth dialogut të Brukselit, i ka dërguar një letër solidariteti BE-së, drejtoreshës Angelina Eichhorst dhe të gjithë zyrtarëve të angazhuar në dialog, për të shprehur solidaritetin me të gjithë ata dhe popullin belg në këtë ditë tragjike, ku për shkak të sulmeve terroriste në Bruksel humbën jetën një numër qytetarësh dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.
 
Në letrën e saj thuhet:
 
E dashura Angelina dhe të gjithë ju,
 
Mendjet dhe lutjet tona janë me ju, familjet tuaja dhe gjithë popullin e Belgjikës pas sulmeve djallëzore që e goditen Brukselin sot.
 
Ne jemi këtu në Bruksel, të pikëlluar por të sigurt.
 
Jemi të bindur se lufta jonë e përbashkët do të triumfoj kundër të keqes që vjen nga aktet e terrorizmit.
 
Sinqerisht,
 
Edita dhe gjithë anëtarët e delegacionit

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors