Ministrja Edita Tahiri priti ambasadoren e re të Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç


Image

Prishtinë, 03 shtator 2015

Ministrja për Dialog e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, sot ka pritur në takim njoftues Ambasadoren e re të Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Gjatë këtij takimi, ministrja Edita Tahiri i uroi mirëseardhje në Kosovë me dëshirën për një bashkëpunim të ngushtë për përforcimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Ministrja Tahiri njoftoi ambasadoren Kiliç me zhvillimet e fundit në vend, foli për progresin e arritur në shtetin e Kosovës dhe për avancimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.

Ministrja Tahiri vlerësoi lart bashkëpunimin dhe përkrahjen nga shteti i Turqisë dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Ajo e informoi ambasadoren për rrjedhat e dialogut me veçanti për marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel.

Ministrja Tahiri theksoi se dialogu i Brukselit është një kontribut për paqe dhe fqinjësi të mirë në rajon.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, siguroi që shteti i Turqisë do të vazhdoi përkrahjen e fuqishme për përparimin e shtetit të Kosovës. Ajo potencoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë  dhe do të thellohen marrëdhëniet në mes të dy vendeve në të gjitha fushat e interesit të përbashkët .

Ambasadorja Kiliç premtoi angazhimin e saj maksimal që të dyja vendet të bashkëpunojnë në projekte konkrete që janë në të mirën e qytetarëve dhe shteteve tona.

Më tej,  Ambasadorja Kiliç tha se Turqia mbështet dialogun e Brukselit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors