Ministrja Edita Tahiri po qëndron në Berlin


Image

Berlin, 11 qershor 2015

Nën organizimin e Fondacionit për vlera dhe mirëkuptim ndërkombëtar dhe me ftesë të delegatëve dhe kryetarit të Bundestagut të Gjermanisë Dr. Norbert Lammert, ministrja e Dialogut Edita Tahiri, sot dhe nesër do të marrë pjesë në mbledhjen e njëzetë ndërkombëtare të “Lutjeve të Mëngjesit” në Berlin të Gjermanisë. Ky aktivitet është i përvitshëm dhe në të ftohen liderë, ministria, deputetë dhe personalitete të shquara nga vende të ndryshme të botës.

Gjatë qëndrimit zyrtar në Republikën e Gjermanisë, ministrja Edita Tahiri do të zhvilloi takime në Qeverinë Gjermane, me ministrin e Shtetit për Evropën z. Michael Roth dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë me Dr. Ernst Reichel, Emisar Special për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s.

Po ashtu do të zhvilloi takime tjera me anëtarë të Qeverisë dhe Bundestagut në kuadër të konferencës dy ditore të lutjeve ndërkombëtare të mëngjesit.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors