Mbahet vazhdimi i takimit të Këshillit Ndërministror për Integrim Evropian


Image

Prishtinë, 13 nëntor 2009

Drejtuar nga zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, sot është mbajtur vazhdimi i takimit të rregullt të Këshillit Ndërministror për Integrim Ivropian. Në takim merrnin pjesë përfaqësuesit e ministrive përkatëse:  Ministri i Kulturës, Valton Beqiri,  Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, Ministri i Bujqësisë, Idriz Vehapi, Zëvendësministri i Energjisë dhe Minierave, Blerim Rexha dhe Ministri i Puneve te Brendshme, Zenun Pajaziti.

Në takim kanë marrë pjesë  Renzo Daviddi,  Shef i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian dhe Khaldoun Sinno.

Në takim, ministrat e ministrive përkatëse kanë raportuar prioritetet në të cilat do të fokusohen gjatë punës së tyre në vitin 2010, si rezultat i identifikimit të sfidave nga Raporti i Progresit i KE-së. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors