Prishtinë, 15 dhjetor 2014
Nën udhëheqjen e Kryetarit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, është mbajtur takimi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ku për temë diskutimi kishte ‘Modeli Kroat për Kërkimin e Personave të Zhdukur’ dhe Përmbledhja vjetore e aktiviteteve të zhvilluara gjatë vitit 2014.
Kryetari Gjetaj, pas hapjes së takimit, prezantojë në pika të shkurtra bashkëpunimin rajonal, me theks të veçantë takimin, gjegjësisht vizitën në Republikën e Kosovës, të Komisionit për Persona të Rrëmbyer dhe të Zhdukur gjatë Luftës në Kroaci. Ku sipas Kryetarit Gjetaj, ‘është e rëndësishme që tashmë ka filluar të konkretizohet bashkëpunimi me Republikën e Kroacisë, në angazhimin e përbashkët për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur. Edhe Kroacia ka kaluar një luftë nga i njëjti agresor, disa vite para nesh, mirëpo nga ajo kohë ata tashmë kanë arritur të krijojnë një përvojë, duke siguruar edhe kapacitete profesionale dhe teknike, përvojë kjo që është e mirëseardhur edhe tek ne. Sigurisht që edhe ne kemi shprehur gatishmërinë që përvojën tonë, dhe bazën ligjore që ne tashmë kemi hartuar, ta ndajmë me shtetin kroat dhe vendet tjera në rajon.’ Republika Kroacisë, veçse ka arritur të krijojë një model të veçantë, që quhet ‘modeli kroat’, i cili do të shqyrtohet me të gjithë partnerët për të nxjerrë pikat apo elementet që mund të na ndihmojnë apo hyjnë në shërbim, në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur, shtoi Gjetaj.
Përfaqësuesi i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, në takimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Dr. Naim Uka, kërkojë nga Komisioni Qeveritar që të shfrytëzohet bashkëpunimi me Kroacinë për ngritjen e kapaciteteve profesionale. Ai po ashtu, prezantojë punën e deritanishme në këtë drejtim. Dr. Uka, gjatë takimit po ashtu kërkojë nga Komisioni Qeveritar të shqyrtojë mundësinë për krijimin e ndonjë komisioni apo grupi punues për përkrahje të punës dhe kërkesave të Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës.
Me këtë rast, Kryetari i Komisionit, Prenkë Gjetaj, ritheksojë se ne kemi qenë dhe jemi të hapur dhe të gatshëm për përkrahje të plotë të punës së rëndësishme të Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës.
Ndërsa për aktivitet e realizuara gjatë këtij vitit, me kërkesë të Kryetarit të Komisionit, raportojë Udhëheqësi i Njësisë së KQPZH-së, Kushtrim Gara. Gjatë fjalës së tij, z. Gara, theksojë në veçanti punën e rëndësishme të realizuar, gjatë këtij viti në ‘Rastin e Rashkës’, rast ky që në një formë ka identifikuar punën profesionale të realizuar në terren gjatë këtij viti.
‘Është bërë punë e rëndësishme, për çka ju jemi mirënjohës ekspertëve tanë dhe të EULEX-it, si dhe ekspertëve tjerë të angazhuar në këtë rast, për punën dhe përkushtimin e tyre për më shumë se dhjetë javë punë, në lokacionin e varrezës masive në Rudnicë, të Rashkës. Ku deri më tani nga mbetjet mortore të zhvarrosura janë identifikuar 53 persona, viktima të luftës në Kosovë, kryesisht nga regjioni i Drenicës’, shtoj Gara. Po ashtu, z. Gara, sqarojë se gjatë këtij viti krahas punimeve në Rudnicë, të Rashkës, është punuar edhe në 19 lokacione të ndryshme në territorin e Republikës së Kosovë, 4 prej të cilave kanë rezultuar me gjetje të mbetjeve mortore, ndërsa 5 lokacione nga këto 19 kanë qenë të përfshira në kuadër të procesit të zhvarrimit për verifikim, si dhe në 2 lokacione tjera në territorin e Serbisë (në Batajnicë, të Beogradit dhe në PetrovoSello, të Kladovës).
Në respektim të të drejtave të familjarëve të personave të zhdukur, të drejta këto të garantuara edhe me ligj, si dhe në zbatim të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë, gjatë këtij viti, familjeve iu janë kthyer për rivarrim mbetjet mortore të 69 personave të zhdukur, të identifikuar. z. Gara, sqarojë para të pranishmëve, se jemi në pritje edhe të rezultateve të reja, nga mostrat e mbetjeve mortore të gjetura në Rudnicë, të Rashkës, tashmë të proceduara për analizë së ADN-së.
Me theks të veçantë, gjatë prezantimit të punës njëvjeçare të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, u prezantua edhe intensifikimi i bashkëpunimit me të gjithë akterët vendor e ndërkombëtar të angazhuar në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, para se gjithash me Shoqatat Familjare, me Ambasadat dhe misionet diplomatike të akredituara në vendin tonë, siç janë Ambasada e Shteteve të Bashkuara, Zvicrës, Mbretërisë Belge, etj., Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Ekspertëve të EULEX-it në kuadër të Departamentit të Mjekësisë Ligjore dhe Njësitit të Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, Zyrës së Bashkimit Evropian, Zyrës së Kombeve të Bashkuara, e në veçanti institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës dhe ekspertëve tanë në kuadër të Departamenti të Mjekësisë Ligjore. Si dhe intensifikimi në kuadër të bashkëpunimit rajonal, si në rastin e vizitës së delegacionit nga Republika e Kroacisë, apo takimi që pritet të ndodhë shumë shpejt më Komisioni Qeveritar të Republikës së Malit të Zi për Persona të Zhdukur, si dhe katër takimet e Grupit Punues për Persona të Zhdukur, të mbajtura gjatë këtij viti në mes të Delegacionit të Kosovës dhe Delegacionit të Serbisë, me ndërmjetësimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Dy nga këto katër takime kanë qenë të rregullta, ku delegacioni i Kosovës ka vazhduar me parashtrimin e kërkesave edhe për disa lokacione të dyshuara për varreza të mundshme masive në territorin e Serbisë, kryesisht në regjionin e Rashkës dhe Novi Pazarit. Ndërsa dy takimet tjera kanë qenë të natyrës ‘ad hoc’, të thirrura nga Delegacioni i Kosovës, në rastet e paraqitjes së problemeve, kryesisht të natyrës financiare, gjatë kohës kur ishin duke u zhvilluar punimet në lokacionin e varrezës masive në Rudnicë, të Rashkës. Ku siç u potencua edhe njëherë gjatë këtij takimi të Komisionit Qeveritar, ‘rasti i Rashkës’, për Komisionin Qeveritar të Republikës së Kosovës, vazhdon të mbetet i hapur, meqë tani pritet dhe kërkohet të vazhdohen punimet edhe në lokacionet tjera të dyshuara për palën tonë, siç është Jallovishta, në Komunën e Rashkës.
Përfaqësuesi i Shoqatave Familjare në Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, Bajram Qerkinaj pasi përshëndeti punën dhe të arriturat e deritanishme, kërkojë që të vazhdohet me angazhim shtesë edhe me tutje, në përpjekjen e përbashkët për ndriçimin e fatit të të gjithë personave të zhdukur, gjatë luftës në Kosovë. Bajram Qerkinaj, kërkojë që shumë shpejt të organizohet edhe një takim me përfaqësuesit e Shoqatave Familjare, ku do të prezantohet aktiviteti dhe puna njëvjeçare e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur si dhe planifikimet për vitin 2015.
Me këtë rast, Kryetari i Komisionit, ritheksojë rëndësinë që të gjithë partnerët vendorë dhe ndërkombëtar të japin kontributin e tyre, që gjatë vitit 2015 të kemi një plan të koordinuar të punës, gjegjësisht të aktiviteteve të përbashkëta në këtë proces të rëndësishëm.
