Ne tekstin e telegram – urimit thuhet:
Prishtinë, 27 nëntor 2010
Shkelqësia Juaj, z. Sali Berisha
Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’ua uroj 98 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Ditën e Flamurit, festën më të dashur për shqiptarët kudo që jetojnë.
Kjo festë e gjen kombin shqiptar më të përgatitur dhe më të sigurt se asnjëherë më parë në rrugën e realizimit të idealeve të tij.
Shqipëria është duke bërë hapa të rëndësishëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian, si anëtare e NATO-s dhe si një shtet që gëzon të drejtën e liberalizimit të vizave.
Zhvillimi ekonomik, stabiliteti politik, roli pozitiv i Shqipërisë në rajon dhe me gjerë është garantues i prosperitetit, mirëqenies dhe zbatimit të politikave demokratike, që vendin tuaj e bëjnë pjesë të botës euratlantike.
Kosova dhe qytetarët e saj i gëzohen të arriturave të Shqipërisë, duke besuar se së shpejti edhe Kosova do të përmbush të gjitha parakushtet për t’u bërë anëtare e denjë e OKB-së, NATO-s dhe BE-së.
Urime Festa e Flamurit!
Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës
