Kryeministri Thaçi vizitoi kompaninë për import të produkteve ushqimore, ndërtimore dhe agrobiznes, “BETA”


Image


Image

Prishtinë, 16 maj 2014

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitave që është duke iu bërë biznese të Republikës së Kosovës, sot vizitoi kompaninë për import të produkteve ushqimore, ndërtimore dhe agrobiznes, “BETA” në Lipjan.

Kryeministri Thaçi vlerësoi lartë punën e kësaj kompanie dhe drejtorit të saj, Shabi Dërmaku, për punën e shkëlqyer, të jashtëzakonisht dhe shumë të vyeshme.

“Ky është shembull dhe model i mirë i biznesit privat, me një traditë të gjatë, me një qëllim dhe vizion shumë të mirë, është një biznes i suksesshëm familjar”, theksoi kryeministri Thaçi.

Gjatë kësaj vizite, u diskutua edhe për Fondin e punësimit, për të cilin kryeministri Thaçi tha që mund të jetë përfitues biznesi i vogël, i mesëm dhe i madh, të cilët mund të rrisin numrin e vendeve të reja të punës.

“Përfitues më të mëdhenj nga Fondi i punësimit deri 1.5 miliard euro, do të jenë të gjithë njerëzit që dëshirojnë ta rrisin numrin e punëtorëve dhe, z.Dërmaku me përvojën e tij mund të sjell risi të fuqishme, natyrisht duke e rritur biznesin e tij, duke e rritur numrin e punëtorëve dhe duke e rritur gjithë mirëqenien sociale të qytetarëve të vendit”, theksoi kryeministri Thaçi, duke shtuar se “bashkëpunimi Qeveri-biznes, pra ky partneritet do të jetë si parakusht i domosdoshëm për fuqizimin e zhvillimit ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës”.

Ndërkaq, drejtori i kompanisë “Beta” , Shabi Dërmaku, theksoi se është kënaqësi që ta kemi kryeministrin Thaçi në vizitë, sepse suksesi ynë është edhe meritë dhe sukses i Qeverisë Thaçi, që krijoi një ambient të jashtëzakonshëm për punë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors