Kryeministri Thaçi: Vetëm investimi në sektorin privat sjell vende të reja pune, rritje të mirëqenies sociale, sjell zhvillim dhe progres për shtetin tonë të ri


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 24 nëntor 2010

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, dhe kryetari i komunës së Shtimes Naim Ismaili, në kuadër të turrit të vizitave të bizneseve private sot vizitoi kompanitë MAKSITI  dhe AGROKOPI në komunën e Shtimes.

Fillimisht kryeministri Thaçi është ndalur në kompaninë për prodhimin e materialit ndërtimor MAKSITI, ku nga udhëheqësit e kësaj kompanie është njoftuar për aktivitetet e suksesshme dhe synimet për zgjerimin e prodhimtarisë . Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka premtuar se Qeveria e Kosovës do të krijojë kushte gjithnjë e më të favorshme për biznesin privat në Republikën e Kosovës. 

“Janë këto biznese të cilat me punën e tyre kanë arritur një konsolidim në fuqizimin e biznesit të tyre familjar, në krijimin e vendeve të punës, në rritjen e mirëqenies sociale të kësaj treve” tha kryeministri Thaçi, duke shtuar se është i inkurajuar nga kompania Maksiti dhe Agrokop sepse këtu ka njerëz të rinj që kanë gjetur punë, me të ardhura të nivelit të rajonit.

Me këtë rast kryeministri Thaçi përgëzoi edhe autoritetet komunale që kanë ofruar mbështetje për këto biznese duke krijuar kushte dhe mundësi solide dhe klimë shumë të përshtatshme dhe inkurajuese për sot dhe për të ardhmen.

“Ne si Qeveri qendrore do të vazhdojmë të mbajmë kontakte dhe të thellojmë partneritetin, të krijojmë kushte dhe rrethana edhe më të mira për biznesin lokal kudo në gjithë territorin e Republikës së Kosovës” tha kryeministri Thaçi.

Më tuje kryeministri Thaçi theksoi se vetëm investimi në sektorin privat sjell vende të reja pune, rritje të mirëqenies sociale, sjell zhvillim dhe progres për shtetin tonë të rinj. “Unë do të jem në mbështetje të plotë të biznesit kosovarë”, shtoi z. Thaçi.

Kryetari i Komunës së Shtimes , Naim Ismaili  falënderoi kryeministrin Hashim Thaçi dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për përkushtimin për biznesin privat.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors