Prishtinë, 30 korrik 2010
Intervistë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhënë gazetës prestigjioze “Die Presse”
WIELAND SCHNEIDER (Die Presse)
Kryeministri kosovar Hashim Thaçi pret që tani Kosovën ta pranojnë të gjitha shtetet e BE. Me kryetarin e Serbisë z. Tadiq Me presidentit e Serbisë Tadiq, ai do të bisedojë për “një bashkëpunim në mes dy shteteve të barabarta”.
„Die Presse“: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, në vlerësimin e saj, shpalljen e pavarësisë së Kosovës e ka vlerësuar si të ligjshme. Cilët janë tani hapat e ardhshëm të qeverisë suaj?
Kryeministri Thaçi: Me vlerësimin e qartë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është hapur një kapitull i ri për Kosovën por edhe për gjithë rajonin. Në një të ardhme të afërt madje edhe Serbia do të kuptoj se ky vlerësim është edhe në dobi të saj, meqë me këtë vlerësim është kthjelluar edhe mjegulla në politikën serbe. Tani po presim një varg njohjesh. Unë pres që tani BE të veproj në mënyrë të unifikuar, dhe që pesë shtetet e ta njohin pavarësinë tonë, gjë që nuk e kanë bërë deri tani, meqë tani nuk ka ndonjë arsye për ta që të hezitojnë.
Spanja ka njoftuar se përkundër vlerësimit të GJND ajo nuk do e njoh Kosovës si shtet.
Kryeministri Thaçi: Mirëpo Spanja ka thënë gjithashtu se e respekton këtë vlerësim. Ky është hapi i parë. Tani është koha për të marrë një vendim: unë e ftoj Spanjën që të njoh Kosovën si shtet të pavarur.
Si mendoni për anëtaren e Këshillit të Sigurimit të KB Rusinë? Edhe Rusia nuk do të ndryshoj mendimin e saj lidhur me Kosovën.
Kryeministri Thaçi: Drejtësia ndërkombëtare ka shprehur të drejtën ndërkombëtare. Dëshirat afatshkurta politike të disa vendeve nuk mund të jenë mbi të drejtën ndërkombëtare.
SHBA dhe BE kanë ftuar Beogradin dhe Prishtinën të shfrytëzojnë vlerësimin për të bashkëpunuar. Si do dukej ky bashkëpunim?
Kryeministri Thaçi: Unë sapo jam kthyer nga Uashingtoni. Atje ekziston një mbështetje masive për Kosovën e pavarur dhe integritetin e saj territorial. Unë e ftoj Beogradin për një bashkëpunim në mes dy shteteve të barabarta. Për këtë jemi të gatshëm , por jo për një dialog siç e parasheh Beogradi .
Çka nënkuptoni me dialog? Mbase negociata të reja mbi ndarjen e Kosovës veriore, të kontrolluar nga serbët, gjë që synon Beogradi?
Kryeministri Thaçi: Beogradi ka pasur një rol destruktiv. Unë nuk do të lejoj që ne të negociojmë me Serbinë për çështjet e politikës tonë të brendshme. Ne do të implementojmë dokumentin e Ahtisaarit. Në Kosovën veriore kemi themeluar një zyrë qeveritare e cila punon për serbët dhe shqiptarët. Ky është hapi i parë pas njëmbëdhjetë vitesh, për të zgjeruar autoritetin e institucioneve kosovare në këtë pjesë të shtetit. Gjykata në Mitrovicë do hapet së shpejti, që të mund të gjykoj banditët nga të gjitha etnitetet.
Edhe pas vlerësimit Beogradi ka theksuar se asnjëherë nuk do të njoh pavarësinë e Kosovës. Tani do të dërgojë më shumë se pesëdhjetë emisarë në gjithë botën, për të penguar njohje të reja të Kosovës.
Kryeministri Thaçi: Ata natyrisht se mund të bëjnë ekskursione. Mirëpo do ishte mirë ato parat i shpenzonin për mirëqenien e qytetarëve serb e jo për hotele nëpër gjithë botën. Sepse nuk do të jenë të suksesshëm në synimet e tyre – do jetë njëlloj sikurse para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Zgjidhja më e mirë do të ishte sikur Beogradi të pranonte Kosovën si shtet të pavarur.
Mirëpo nuk duket fare se diçka e tillë do ndodhë?
Kryeministri Thaçi: Kjo punë do zgjas edhe pak kohë. Mirëpo e di se ata po fillojnë të mendojnë për këtë. Përmes kësaj interviste dëshiroj të apeloj tek kryetari i Serbisë z. Tadiq, që të takohemi dhe të përgatisim një bashkëpunim ndërshtetëror. Një ditë kjo gjë do ndodhë domosdo. Pra më mirë më herët se më vonë.
Kryetari i Serbisë ka theksuar se vlerësimi i GJND e ka tejkaluar thelbin e problemit. Meqë GJND ka paraqitur vetëm konstatimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është ilegale, ndërsa nuk thotë asgjë lidhur me të drejtën për shkëputjen e saj.
Kryeministri Thaçi: E kuptoj zhgënjimin e përfaqësuesve zyrtarë në Beograd. Mirëpo ata vet e kanë kërkuar përgjigjen tek GJND dhe përgjigjen e morën. Tani po mundohen të justifikohen para opinionit serb. Mirëpo askush nuk do duhej të ndihet si fitues apo humbës. Unë ua jam drejtuar serbëve – shtetasve tanë – në Kosovë dhe e kam bërë të qartë se ky vlerësim në Hagë nuk është kundër tyre. Kosova është vendlindja e të gjithë qytetarëve të saj.
Institucionet e Kosovës dhe misioni i drejtësisë së BE EULEX kanë filluar një ofanzivë kundër korrupsionit. Gjatë kësaj ofanzive kishte edhe hetime në ministri të ndryshme.
Kryeministri Thaçi: Beteja kundër korrupsionit dhe kriminalitetit ka filluar. Unë u kam garantuar bashkëqytetarëve dhe miqve në Bruksel e Uashington se institucionet e Kosovës janë front të parë në luftimin e korrupsionit.
Mirëpo të dyshuar janë edhe zyrtarë brenda ministrive
Kryeministri Thaçi: Duhet ndarë politikën nga drejtësia. Para ligjit të gjithë janë të barabartë. Drejtësia po e kryen punën e saj dhe politika të vetën.
Kosova ishte në mediat austriake para pak kohësh lidhur me rastin e Arigona Zogaj.
Kryeministri Thaçi: Ne e respektojmë vendimin e institucioneve austriake.
Familja Zogaj nuk dëshironte të kthehet në Kosovë, meqë ajo nuk sheh perspektivë atje.
Kryeministri Thaçi: Pritjet e njerëzve kanë qenë të mëdha pas shpalljes së pavarësisë. Por zhvillimi i një vendi kërkon kohë. Përgjigjja më e mirë për këto raste do të ishte që kosovarët së shpejti të marrin pjesë në tregun evropian.
