Kryeministri Thaçi u takua me Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur, si dhe me përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Asociacionit të Shoqatave të familjarëve të personave të pagjetur të Kosovës


Image

Prishtinë, 23 nëntor 2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u takua sot me Komisionin Qeveritar për persona të pagjetur, si dhe me përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Asociacionit të Shoqatave të familjarëve të personave të pagjetur të Kosovës.

Kryeministri Thaçi ftoi këtë takim me qëllim të njoftimit të tyre në lidhje me dialogun e sapo filluar për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kryeministri Thaçi njoftoi të pranishmit në takim se ka ngritur çështjen e personave të pagjetur në dy takimet që i ka pasur deri tani me Kryeministrin e Republikës së Serbisë.

Kryeministri Thaçi theksoi se me përkushtimin më të lartë personal por edhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, çështja e të pagjeturve do të vazhdojë të trajtohet si çështja me prioritetin më të lartë deri sa të ndriçohet edhe rasti i fundit i personave të pagjetur.

Kryeministri në takim mori përkrahjen edhe të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, edhe të përfaqësuesve të Këshillit Koordinues të Asociacionit të shoqatave të familjarëve të personave të pagjetur, të cilët e përkrahën dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Ata gjithashtu shprehën kërkesat e tyre që kjo çështje të zgjidhet sa më parë, si dhe kërkuan një përkujdesje dhe përkushtim më të lartë të Qeverisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.    

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors