Prishtinë, 2 shtator 2009
Në vazhdim, po i prezantojmë të plota përgjigjet e kryeministrit Thaçi lidhur me këto çështje
Institucionet e Republikës së Kosovës kanë përgjegjësitë e tyre që dalin nga Kushtetuta, nga ligjet e Kosovës, por edhe nga vullneti i qytetarëve të Republikës së saj.
Në anën tjetër, bashkëpunimi i institucioneve të Republikës së Kosovës, edhe me ICO-në, edhe me EULEX-in, ka qenë dhe do të mbetet një bashkëpunim i interesit të përbashkët, për t’i mirëkuptuar këshillat dhe rekomandimet që do vijnë edhe nga komuniteti evropian apo ai ndërkombëtar.
Angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë angazhime mjaft të përgjegjshme, angazhime për të cilat do të vazhdojmë edhe në të ardhmen.
Falënderoj z.Feith për vlerësimin e lartë që i ka bërë progresit të arritur në Kosovë, por edhe gjithë komunitetin ndërkombëtar që po vlerëson suksesin që kemi bërë në Kosovë, instalimin e institucioneve demokratike efikase dhe efektive, të sundimit të ligjit, të luftës së pakomromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por, natyrisht, kemi edhe sfida të tjera sfida do të kalojmë bashkërisht.
Unë mendoj se pushtetet janë të ndara, pushtetet në kuptimin e mirëfilltë të fjalës dhe bashkëkohor, ndërsa Qeveria kryen përgjegjësitë e veta në përputhshmëri me Kushtetutën, Kuvendi gjithashtu, por, gjithashtu edhe Presidenca.
Ajo që është më e rëndësishmja, të gjithë e kemi një qëllim: avancimin e proceseve politike dhe zhvillimore të Kosovës.
