Kryeministri Thaçi, takoi sot Yousuf Hassen Al Saai, Ambasador i Shtetit të Katarit në Shqipëri jo-rezident në Kosovë


Image


Image

Prishtinë, 15 tetor 2014

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim ambasadorin e shtetit të Katarit në Shqipëri dhe ambasador jo-rezident në Kosovë, Yousuf Hassen Al Saai.

Kryeministri Thaçi përgëzoi ambasadorin Al Saai për detyrën e re, si ambasador jo-rezident në Kosovë, dhe theksoi nevojën e avancimit të marrëdhënieve bilaterale në mes të dy vendeve respektive.

“Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës, janë duke punuar vazhdimisht në bërjen e reformave në të gjitha fushat, me qëllim të lehtësimit dhe krijimit të një ambienti më të mirë për investitorët e huaj potencialë”- tha kryeministri Thaçi.

Ambasadori Yousuf Hassen Al Saai, falënderoi kryeministrin Thaçi dhe shprehu gatishmërinë e shtetit të Katarit për bashkëpunim në të gjitha fushat midis dy vendeve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors