Kryeministri Thaçi rithekson përkushtimin e qeverisë për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike, me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve


Image

Prishtinë, 10 nëntor 2009

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Rrjetit Evropian të Organizatave për Monitorimin e Zgjedhjeve (ENEMO), të kryesuar nga z.Darko Aleksov.

Në takim është diskutuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 15 nëntorit, me theks të veçantë për rëndësinë e madhe që kanë këto zgjedhje për të ardhmen demokratike të shtetit të Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve të vendit për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike, me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve.

Kryeministri Hashim Thaçi me këtë rast falënderoi përfaqësuesit e Rrjetit Evropian të Organizatave për Monitorimin e Zgjedhjeve (ENEMO), për gatishmërinë dhe anagazhimin për monitorimin e procesit zgjedhor të 15 nëntorit, duke qenë i bindur në raportimin korrekt dhe profesional të zgjedhjeve nga ana e këtij misioni monitorues.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, janë momenti më i rëndësishëm historik për Kosovën. Suksesi i plotë i tyre do të reflektojë për të mirën e vendit në procesin e vazhdimit të njohjeve për pavarësinë e Kosovës, si dhe në procesin e integrimit në strukturat euroatlantike, – u shpreh kryeministri Thaçi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors