Kryeministri Thaçi: Projektligji për vlerat e luftës ka një kosto të lartë buxhetore, por sakrifica e njerëzve është shumë më e madhe, prandaj ne do të vazhdojmë më tutje


Image


Image


Image

Prishtinë,  6 gusht 2010

Kryeministri Hashim Thaçi është shprehur i kënaqur me dinamikën e ndërtimit të kompleksit dhe ka thënë se punët janë duke u kryer sipas dinamikës së përcaktuar nga Qeveria dhe ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që këtë projekt ta realizojë plotësisht.

“Qeveria do të vazhdojë ta kryej obligimet e veta për projektin e Kompleksit Memorial të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari. Ata për ne paraqesin sublimimin e sakrificave dhe përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri, pavarësi dhe shtet”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” është një vend që bashkon të gjithë shqiptarët, është një vend ku vijnë qytetarë të ndryshëm për të nderuar dhe për të marr energji të reja për të ardhmen dhe për ruajtjen e kultivimin e vlerave kombëtare për të kaluarën, është shprehur kryeministri Thaçi.

Kryeministri Hashim Thaçi, në këtë rast ka vlerësuar miratimin e Projektligjit për dëshmorët, invalidët, veteranët e UÇK-së, viktimave civile, të pagjeturit dhe familjet të tyre.

“Jemi shumë të vonuar për këto njëmbëdhjetë vite, por më vjen tepër mirë dhe jam krenar që e kam realizuar këtë projektligj, që ka qenë obligimi im jo vetëm moral, por edhe ligjor, kushtetues dhe shtetëror. Pas 11 vjet të heshtjes, ky projektligj është miratuar në Qeverinë e Kosovës, do të kalojë tash në komisionet parlamentare dhe në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi duke komentuar miratimin e projektligjit dje nga Qeveria e Republikës së Kosovës. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors