Kryeministri Thaçi prit në takim kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Boksit, Ching Kou Wu


Image

Prishtinë, 19.11.2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në një takim Ching Kuo WU, Kryetar i Federatës Ndërkombëtare të Boksit dhe zyrtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.  

Kryeministri Thaçi e falënderoi z. WU për vizitën e tij në Kosovë, dhe përkrahjen që i ka dhënë deri më tani ndërkombëtarizimit të sportit.

Duke përmendur boksierët e njohur kosovar, që mbrojnë ngjyrat e kombëtareve të ndryshme evropiane e botërore, kryeministri Thaçi tha se do të angazhohet maksimalisht që sportistëve të rinj kosovar t’iu mundësohet përfaqësimi i shtetit të Kosovës.

“Besoj në talentin e gjithë këtij brezi të ri sportistësh, që kanë treguar edhe në ditë të vështira përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi. Sportistët tanë kanë dëshmuar suksesin e tyre, prandaj ne do të vazhdojmë të punojmë në realizimin e ëndrrës së tyre, atë që sporti kosovar të pjesë e garave ndërkombëtare, me theks të veçantë pjesë e garave olimpike” ka thënë kryeministri Thaçi.

Nga ana e tij, kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Boksit, z. WU, tha se gjatë kësaj vizite pa shumë ndryshime pozitive, dhe se beson që tashmë sporti kosovar është i gatshëm që të bëhet pjesë e Federatës Ndërkombëtare të Boksit me të drejta të plota.

“Dua t’iu përgëzoj për punën që keni bërë si Qeveri e Kosovës, pasi keni arritur të krijoni një imazh ndryshe promovimit të sportit në botë. Besoj se keni talentë të shumtë në boks, prandaj do të angazhohem edhe personalisht që t’iu ndihmoj në ndërkombëtarizim” ka thënë WU.

Poashtu,  z. WU ka premtuar edhe ndihmë për Komitetin Olimpik të Kosovës, për t’u bërë anëtare e Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, ku është edhe anëtar i bordit. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors