Kryeministri Thaçi: Pres qëndrim unik të BE-së kundruall Kosovës


Image

Prishtinë, 28 korrik 2010

Siç transmeton radio BBC, “Times” thekson se kjo është intervista e parë e kryeministrit të Republikës së Kosovës pas shpalljes së vendimit këshillëdhënës të GJND-së, në të cilin pavarësia e Kosovës vlerësohet se nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

“Refuzimi i tyre ta bëjnë këtë pas vendimit të gjykatës në Hagë është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe padrejtësisht e pengon Kosovën të arrijë prosperitetin”, i ka thënë kryeministri Thaçi gazetës “Times”.

“Pres qëndrim unik të BE-së kundruall Kosovës. Spanja, Greqia dhe vendet e tjera që nuk na kanë njohur më parë na kanë thënë se po presin qëndrimin e GJND-së dhe ai tani është fare i qartë”, është shprehur z.Thaçi, duke shtuar “se nuk mund të pres nga Serbia ta njohë Kosovën para se këtë ta bëjnë Spanja dhe Greqia”.

“Times” shkruan se këtë thirrje të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi e ka mbështetur edhe ministri britanik i Punëve të jashtme, William Hague, i cili shmangien e shpërthimit të ndonjë krize në Ballkan e ka shpallur si një prej prioriteteve të tij, thekson BBC.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors