Kryeministri Thaçi pranoi një telefonatë nga Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, baroneshën Catherine Ashton


Image

Prishtinë, 10 qershor 2014
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pranoi sot një telefonatë nga Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, baronesha Catherine Ashton. Temë kryesore e kësaj bisede ishte procesi zgjedhor.
 
Baronesha Ashton ka përgëzuar kryeministrin Thaçi për një proces demokratik të zgjedhjeve, duke e vlerësuar këtë si një hap tejet të rëndësishëm i Kosovës në rrugën e saj për integrim në Bashkimin Evropian.
 
Znj.Ashton ka ofruar gjithë mbështetjen për Kosovën që procesi zgjedhor deri në fund të ecë në mënyrë demokratike deri në certifikimin e rezultateve përfundimtare. Ajo po ashtu ka thënë se pret që qeveria e re që do të formohet të mbetet e përkushtuar në punën e saj për forcimin e sundimit të ligjit, vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe perspektiven evropiane.
 
Nga ana e tij, kryeministri Thaçi ka falënderuar baroneshën Ashton për mbështetjen dhe e ka informuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të cilin e cilësoi si një proces fer dhe demokratik. Z.Thaçi u zotua se si kryeministër i ardhshëm do të kujdeset që të ketë një qeveri multi-etnike dhe që do të vazhdojë të ndjekë rrugën e integrimeve rajonale dhe evropiane.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors