Kryeministri Thaçi përshëndetë punimet e takimit vjetor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim


Image

Prishtinë, 10 maj 2013

Në hapjen e takimit vjetor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që filloi punimet në Stamboll, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur këtë takim duke falënderuar përfaqësuesit e shteteve që kanë votuar për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në BERZH.

Në vazhdim, kryeministri Thaçi ka bërë një ekspoze të progresit që ka arritur Republika e Kosovës gjatë 5 viteve të pas shpalljes së pavarësisë, duke potencuar njohjen e shtetit të Kosovës nga rreth 100 shtete të botës.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e Kosovës janë të përcaktuar për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, duke punuar me përkushtimin më të lartë institucional për përmbushjen e të gjitha kritereve dhe standardeve demokratike të integrimit – ka theksuar kryeministri Thaçi.

Në fjalën e tij, z.Thaçi ka përmendur edhe arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, duke e vlerësuar arritjen e kësaj marrëveshjeje si moment historik në të mirë të dy shteteve dhe rajonit në tërësi.

Në këtë kuadër, shtoi kryeministri Thaçi, kjo marrëveshje duhet të merret si shembull i mirë nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që këtë ta bëjnë tani, ngase po dëshmohet çdo ditë e më tepër që pavarësia e Kosovës i ka sjellë rajonit më shumë paqe, stabilitet, bashkëpunim rajonal dhe perspektivë evropiane.

Gjatë ditës së sotme, në margjina të punimeve të takimit vjetor të BERZH-it, kryeministri Thaçi ka zhvilluar takime me kryeministrin e Jordanisë, Abdullah Ensour, kryeministrin e Tunizisë, Ali Larayedh dhe kryeministrin e Egjiptit, Hisham Kandil, ndërsa gjatë ditës do të takojë në një takim të veçantë, kryeministrin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors