Prishtinë, 14 maj 2014
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon kryeministrin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e tragjedisë së shkaktuar nga shpërthimi në një minierë në perëndim të Turqisë.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
I nderuari kryeministër Erdoğan,
Me dhembje mora lajmin për tragjedinë që ndodhi në perëndim të Turqisë, që u shkaktua nga shpërthimi në një minierë qymyrguri, ku humbën jetën qindra minatorë, ndërsa shumë të tjerë u plagosën.
Qeveria dhe populli i Kosovës edhe në këto momente të rënda për Ju, Qeverinë tuaj dhe popullin turk, ndajmë ndjenjat më të larta të mbështetjes dhe të solidaritetit.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetës së minatorëve, ndërsa të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës
