Kryeministri Thaçi ngushëllon Kancelaren gjermane Angela Merkel, me rastin e vdekjes tragjike të nxënesve në shkollën e Winneden-it


Image

Prishtinë, 13 mars 2009

Në telegram thuhet:
 
Shkelqësia Juaj, znj. Kancelare Merkel,

Vdekja tragjike e nxënësve në shkollën e Winnedenit ishte ngjarje e hidhur dhe pikëlluese për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kjo vrasje tronditi jo vetëm vendin Tuaj, por edhe njerëzit kudo në botë. Andaj ne bashkëndiejmë dhembjen me Ju.

Besojmë se populli gjerman do të gjejë forcë për ta përballuar këtë tragjedi.

Duke u bashkuar me dhembjen e familjeve që humbën fëmijët e shtrenjtë, Ju lutem të pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
 
Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors